Danusha Pituku, është nëna e 3 fëmijëve e cila pas një martese të dështuar ka braktisur bashkëshortin dhe jeton në shtëpinë e nënës së saj, Domenika Pitukut në kushte të mjerueshme. Tashmë familja e përbërë nga 5 anëtarë përballet me skamjen çdo ditë, si shkak I papunësisë dhe mungesës së mbështetjes nga institucionet, aq më tepër kur djali I saj 3- muajsh ka nevojë për ndihmë mjekësore

Ajo tregon se në mungesë të të ardhurave, detyrohet të plotësojë kushtet e jetesës duke marrë borxh.

E ëma e Danushës, Domenika thotë se të vetmet të ardhura që ka janë 4 mijë lekë të reja që përfiton nga ndihma sociale.

E moshuara tregon se shëndeti I foshnjes 3- muajshe është shumë I rëndësishëm për të.
Samanta, vajza e vetme e familjes, mes lotësh ka një thirrje për ndihmë.

Dy nënat e vetme, përballen çdo ditë me sfida të shumta për të siguruar mbijetesën në këtë periudhë të vëshirë. Shtëpia në të cilën jetojnë nuk plotëson asnjë kusht, por në mungesë të mbështetjes janë të detyruar të jetojnë edhe në këto kushte. Sot Danusha dhe Domenika kërkojnë mbështetje nga institucionet, bizneset apo çdo qytetar që ka mundësi t’I ofrojë kushte më të mira për të rritur fëmijët.

Artikulli paraprakSHPËRNDANIN LËNDË NARKOTIKE NË SHKODËR, ARRESTOHEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërPLUMBA AUTOMJETIT NË RRËSHEN, SHPËTON I RIU