Një vajzë e re në Tiranë, ka përjetuar momente të mëdha stresi pas shantazheve që i bëntë një djalë i ri në këmbim të parave.

Y.Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras, i arrestuar këtë të hënë në Tiranë, është vënë në pranga nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Ai akuzohet se nëpërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotografive të saj në poza intime, në rrjetet sociale.

Dyshohet se mes dy të rinjve, ka pasur një lidhje intime, çka ka bërë që Kaçi të posedonte fotografi delikate të vajzës.

Ishte e reja që bëri denoncim në polici pas shantazheve që pësonte prej ditësh.

Kjo bëri që policia të vërë në pranga të riun, nën akuzën e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Artikulli paraprakLOTARIA AMERIKANE, AMBASADA TREGON GABIMET QË JU PENALIZOJNË
Artikulli tjetërE ZAKONSHME NË SHQIPËRI QË JAVA NIS E PËRFUNDON ME SKANDALE TË RËNDA