Policia e Durrës ndërhyn në kohë dhe kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër në lagjen nr.8 në Durrës.

Për të vënë në zbatim planin e tij Keni Braçe 27 vjeç ishte pajisur me një pistoletë çakmak, ndërsa në fyrtyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie.

Për kapjen e tij u angazhuan Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Forcat Shqiponja.Policia po ashtu ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:• pistoleta tip çakmak;• maskë kirurgjie;• doreza;•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakXHAFAJ PARALAJMËRON: NË SHTATOR-TETOR DO GODASIM GRUPET KRIMINALE
Artikulli tjetërBASHA NË SHKODËR, RAMA: DUHET TË BËJMË DHE PA TË