“Më mirë vdes sesa të shkoj te Real Madrid”. Kjo është deklarata e bujshme që bëri Gerard Pique në emisionin “The Hormiguero” në Spanjë.

Jo vetëm kaq, mbrojtësi i Barcelonës foli edhe për një fenomen të ditëve të sotme, që sipas tij, Netflix dhe Instagram po vrasin futbollin. Mes shumë temave të ndryshme, nuk mund të mungonte edhe Lionel Messi:

“Kur u largua Messi nga Barcelona, ishte një ditë shumë e vështirë, sepse kam ndarë dhomën e zhveshjes me të që kur isha 13 vjeç. Kemi qenë bashkë për 15 apo 16 vite. Leon e kam si vëlla. Ishte e vështirë në nivel sportiv dhe personal. Sivjet, gjërat nuk kanë nisur mirë. “Topi i Artë” ishte përfundimtar për të treguar se ai është më i miri në histori” – ishin fjalët e Pique për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Në fund të intervistës edhe një koment për trajnerin Xavi dhe marrëdhënien me të: “Xavi ka vendosur rregulla si në të gjitha klubet. Rregullat janë të nevojshme dhe ne të gjithë do t’i zbatojmë ato. Ardhja e tij ma rrit presionin, sepse nuk mund ta dështoj atë. E kam pasur partner dhe ai e di se çfarë mund të jap” – e mbyll komentin e tij Gerard Pique.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19 NË VENDIN TONË PËR 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërU RRËZUA AKSIDENTALISHT NË BANESË, NDËRRON JETË 61-VJEÇARI