POSTIMI I PLOTË

Me date 2 mars 2017, se bashku me nje grup te rinjsh te Forumit Rinor zhvilluam nje proteste qe prej prokurorise dhe policise se Shkodres u quajt e paligjshme, sepse nuk kishim marre leje.
Qe prej asaj dite u gjendem shpesh dyerve te komisariatit dhe gjykatave te Shkodres.
Shkalla pare na vleresoi fajtor, ndersa me daten 8 maj 2018 çeshtja jone u regjistrua ne Gjykaten e Apelit Shkoder.
Me date 15 nentor 2018, Gjykata e Apelit Shkoder me kryesues Dr.Aleks Nikolli ju drejtua me kerkese per kontroll te kushtetueshmerise nga Gjykata Kushtetuese me objekt: Shfuqizimin e togfjaleshit” pa marre me pare leje nga organi kompetent sipas dispozitave te veçanta”.
Me daten 4 maj 2021, Gjykata Kushtetuese e Shqiperise mori ne shqyrtim ne seancen plenare dhe vendosi te pranonte kerkesen duke e shoqeruar me vendimin per shfuqizimin e shprehjes “pa marre me pare leje nga organi kompetent sipas dispozitave te vecanta”, ne paragrafin e pare te nenit 262 te kodit penal.
Me ne fund drejtesia fitoi.
Qe nga ajo dite shumica e atyre qe une kisha ne krah gjate asaj proteste tashme nuk ndodhen me ne Shqiperi. Qe nga ajo dite sipas statistikave jane mbi 2500 persona qe jane shoqeruar ne komisariat, jane marre ne hetim, jane proceduar dhe jane denuar nga gjykatat e rretheve.
Ndihem krenar qe me ane te protestes se Forumit Rinor te Shkodres, shkodranet dhe shqiptaret tashme fituan nje te drejte e cila ndalohej nga nje absurditet.
Te rinjte e Forumit Rinor Shkoder edhe njehere e treguan veten.
Dy fjale per kryesuesin e trupit gjykues ne Gjykaten e Apelit Shkoder.
Shoqeria duhet ti jete mirenjohes gjyqtarit Aleks Nikolli, i cili per te na njohur me nje te drejte kaq themelore per demokracine, ne kulmin e sulmeve dhe reprezaljeve politike ndaj gjyqtareve, ai ka gjetur kurajon qytetare dhe profesionale qe te mbaje anen e drejtesise dhe demokracise dhe jo te diktatures e te skllaverise.
Shkarkimi i mevonshem politik i ketij gjyqtari dhe konfirmimi i shume gjyqtareve te tjere te perlyer dhe leva te klikes ne pushtet, eshte pasqyra me e mire se sa i drejte ka qene vetingu i bere nga Edi Rama dhe klika e tij.
Deri ne diten e seances une as nuk e kisha takuar dhe perpos asaj dite as e kam takuar ndonjehere, por me sa jam informuar ky gjyqtar binte ne sy per pergatitjen dhe racionalitetin qe kishte ne gjykimet e tij, gje qe u pa dhe ne çeshtjen tone e ku aspak nuk u intimidua nga perfshirja e politikes ne mes duke mbajtur nje qendrim dinjitoz.
I jam mirenjohes sepse fale vendimit te tij per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese tashme shqiptaret mund te protestojne te lire.
Artikulli paraprakBASHA PRET MINISTREN AUSTRIAKE TË BE: DETYRA JONË TË QËNDROJMË TË PALËKUNDUR DHE TË LUFTOJMË PËR TË SJELLË NDRYSHIM DHE DEMOKRACI NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSTAR TREND – KOLINDO VJERDHA