Qendra shëndetësore e Velipojës e rindërtuar në fund të muajit prill të këtij viti ofron tashmë të gjitha shërbimet e duhura për pushuesit të cilët kanë komplikacione të shëndetit të tyre. Krahasuar me vitin e kaluar, numri I rasteve të paraqitura për ndihmë të parë mjekësore është disa herë më I ulet tregon infermierja e kësaj qendre shëndetësore Vjollca Vocaj.

Me rindërtimin e qendrës shëndetësore janë shtuar edhe shërbimet të tjera për të shmangur transportin e pacientit të sëmurë drejt Shkodrës tregon infermierja Vocaj.
Pacientët më të rrezikuar nga temperatuat e larta vazhdojnë të mbeten fëmijët dhe të moshuarit.

Infermierja e qendrës shëndetësore në Velipojë u bën apel pushuesve të tregohen më të kujdesshëm gjatë frekuentimit të plazhit në oraret e drekës.

 

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, PUSHUESIT: MUNGOJNË HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërVETINGU NË POLICI NIS ME ARDI VELIUN !