Plazhi I Velipojës mbetet një nga destinacionet më të preferuara nga pushuesit vendas dhe të huaj gjatë stinës së verës. Por edhe këtë sezon mungesa e hapësirave publike vazhdon të mbetet një nga problemet me të cilat përballen pushuesit vendas dhe të huaj. Sipas tyre institucionet përgjegjëse është dashur të menaxhojnë më mirë ndarjen e hapësirave private dhe atyre publike.

Krahasuar me vitin e kaluar, ne ktë sezon janë përmirësuar 2-3 shërbime tregojnë pushuesit ndërsa theksojnë se plazhi I Velipojës ka nevojë për organizizm të mirëfilltë të hapësirës.

Përvec hapësirave publike, një problematikë tjetër e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ana e institucioneve është edhe mirëmbajtja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, pasi pushuesit vendas dhe të huaj I frekuentojnë për të kaluar kohën gjatë psaditeve.

 

 

Artikulli paraprakKLOSI: PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI, SHKOLLË VELASH PËR TË EDUKUAR BREZAT E RINJ
Artikulli tjetërMË PAK VIZITA NË QENDRËN SHËNDETËSORE VELIPOJË