Plazhet publike të menaxhuara nga Bashkia Lezhë do të kenë cilësi dhe kushte më të mira gjatë këtij sezoni turistik. Konfirmimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u miratuan stacionet e plazhit dhe tarifat për ofrimin e shërbimit. Në bazë të këtij çmimi do të operojnë edhe strukturat hoteliere, si një mënyrë për të shmangur abuzimet që kanë ndodhur gjatë viteve të shkuara.
Krahas plazheve të menaxhuara nga bashkia dhe strukturat hoteliere, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe Tales, 30% e hapësirës do të jetë pa pagesë, duke u dhënë mundësi dhe alternativa qytetarëve të cilët mund të mos kenë mundësi financiare.

Artikulli paraprakFUNDJAVA ME DIELL, FLUKS PUSHUESISH NE VELIPOJË
Artikulli tjetërKONFERENCË PËR GAZËN “ÇËSHTJA PALESTINEZE NUK U ZGJIDH”