Faqja e lajmeve pro-Kremlinit Readovka postoi njoftimin, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës, se 13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë u zhdukën në Ukrainë: informacion që pas një kohe të shkurtër u fshi dhe u hoq nga interneti. Kështu shkruan faqja opozitare bjelloruse Nexta.tv. Nexta publikon një pamje të postimit (të supozuar) të Readovka-s me një foto të zëdhënësit të mbrojtjes ruse Igor Koneshenkov.

‘Në një konferencë të mbyllur, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dhëna për humbjet gjatë një operacioni special në territorin e Ukrainës. Humbjet e pakthyeshme nga pala ruse arrijnë në 13.414 ushtarë. Rreth 7000 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur. Po ashtu u njoftuan edhe shifrat për humbjet në kryqëzorin Moskva, ku është konfirmuar se kanë vdekur 116 persona, ndërsa më shumë se 100 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Zëvendësministri i Mbrojtjes vuri në dukje se për momentin llogaritja e numrit të të vdekurve është e vështirë për shkak të intensitetit të armiqësive dhe paarritshmërisë për trupat në fushën e betejës.- thuhet në njoftimin që u fshi nga media pro Kremlinit.

Artikulli paraprakZELENSKY: RUSIA PO PËRGATIT REFERENDUM TË RREMË NË KHERSON
Artikulli tjetërZYRTARJA E DASH JAVËN TJETËR VIZITON SHQIPËRINË