Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po të përpiqet të mbajë një referendum të rremë për të shpallur pavarësinë në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.

Në një video mesazh, Zelensky u kërkoi banorëve të zonave të pushtuara nga forcat ruse që të mos japin asnjë të dhënë personale.

“Nuk ka të bëjë vetëm me regjistrimin, por nuk duhet t’i jepni asnjë lloj ndihme. Në të vërtetë ka të bëjë me falsifikimin e një të ashtuquajturi referendum për tokën tuaj, ndërsa urdhri për organizimin e kësaj ‘komedie’ vjen nga Moska”, tha Zelensky.

Artikulli paraprakBIEN AKSIDENTET, MË PAK FATALITETE NË TRE MUAJT E PARË TË KËTIJ VITI! PROBLEM SJELLJA E DREJTUESVE TË MJETEVE
Artikulli tjetërMEDIA PRO-KREMLINIT: MOSKA PRANON HUMBJEN E 20,000 USHTARËVE RUSE, LAJMI FSHIHET MENJËHERË