Mediat e huaja kanë raportuar sërish protestën e opozitës së bashkuar në kryeqytet.

Kështu, media prestigjoze si “Reuters”, BBC, “Euroneës” etj. kanë pasqyruar këtë protestë. Protestuesit opozitarë hodhën bomba benzinë dhe tymuese pranë godinës së Kryeministrisë, në një protestë të madhe kundër pushtetit të Edi Ramës.

Opozita bën thirrje që Rama të heqë dorë nga mashtrimi dhe korrupsioni qeveritar i pretenduar.Protestuesit kanë thirrur në korr “Duam Shqipërinë që gjithë Europa”, një slogan i rikthyer, pasi është përdorur edhe më 1990, kur në vend u shemb sistemi komunist.

Një pjesë protestuesish edhe me maska në fytyrë, hodhën bomba benzinë, fishekzjarrë dhe bojëra në parlament. Një duzinë policësh dhe disa protestues u lënduan, thanë policia dhe gazetarët.

Edhe Deutsche Welle shkroi: “Një grup protestuesish, përfshirë persona të maskuar, hodhën molotov, fishekzjarre dhe objekte të tjera në hyrjen e ndërtesës kryesore të qeverisë në kryeqytetin shqiptar. Policia hodhi gaz lotsjellës kur një numër protestuesish depërtuan kordonin.”

Artikulli paraprakPROTESTA PËR TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA DEBAT ME POLICËT