Kombëtarja shqiptare më në fund ka një trajner të ri! Ai është Christian Panucci.

Lajmi vjen nga gazeta “Sport Ekspres”, sipas së cilës presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka marrë vendimin dhe zyrtarizimi i italianit pritet brenda pak orësh. Dy emrat e fundit që janë përmendur si pasues të Gianni De Biasi-t, Luigi De Canio dhe Clarence Seedorf, janë fshirë nga lista kuqezi, edhe pse i pari kishte përvojën dhe i dyti emrin.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar me të madhin Fabio Capello në kombëtaren e Rusisë dhe, me siguri, kjo ka ndikuar fort që Duka t’ia besojë atij “dashurinë më të madhe”, togfjalësh që ka përdorur vetë së fundmi. Interesant është fakti se kësaj here ka pasur mjaft trajnerë të cilët janë vetofruar për stolin e Shqipërisë, gjë që tregon se, me kualifikimin në Evropianin e Francës, reputacioni i kuqezinjve ka arritur kulmin.

Nderkohe FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshem te ekipit kombetar te futbollit.

Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociiatat e tij me kandidatet perkates per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit. Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares.

Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje.

Artikulli paraprakBALAJ NIS SI TITULLAR DHE ME FITORE
Artikulli tjetërZJARRI I DOLI JASHTË KONTROLLIT DUKE DJEGUR SHINAT E TRENIT, PRANGA 55-VJECARIT