Zjarri i doli jashtë kontrollit duke djegur shinat e trenit, pranga 55-vjecarit

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i zjarrit nga pakujdesia në linjë hekurudhore Lezhë-Shkodër. “Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Simoni, 55 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje”, sqaron policia. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMEDIAT, PANUCCI TRAJNERI I KOMBËTARES
Artikulli tjetërVRASJA TE UJI I FTOHTË, ARRESTOHET NË KAPSHTICË AUTORI I DYTË I DYSHUAR