Policia e Shtetit ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit policor ‘Flakë në det’. Sipas drejtori të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’. Sipas policisë, shtetasit që ndodheshin në velerië, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore. Filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin mjetit dhe kanë tentuar të largohen me një barkë por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 24 shqiptar dhe 2 ukrainas. 23 kg drogë e sekuestruar”, tha ai.

Artikulli paraprakPOLICIA DHE SPAK GODASIN SËRISH/ OPERACION I MADH NË DISA QYTETE TË VENDIT
Artikulli tjetërPOLICIA: PAS HEKURAVE SHEFI I KOMISARIATIT TË LAÇIT