Policia e Shtetit ka zbuluar disa prej emrave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’.

Kreu i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se masa ‘arrest me burg’ është lëshuar për shtetasit; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç. Këta persona akuzohen për trafik droge.

Ndërkohë, ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit.

Artikulli paraprakMEGAOPERACIONI ‘FLAKË NË DET’/ TRAFIK DROGE NË MES TË DETIT
Artikulli tjetërARRESTIMI I SHEFIT TË KOMISARIATIT TË LAÇIT, REAGON BALLA