Meta tha se dekreti i tij për të shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve, nënkupton se anulimi i 30 qershorit, do të thotë shtyrje e tyre përtej afatit të caktuar zgjedhor. Por kjo sipas tij nuk paraqet pengesa kushtetuese. Ka diferencë tha Presidenti për rregullat e mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe ato të mbarimit të mandatit për organet e njësive të qeverisjes vendore.

Meta tha se data e ardhshme e zgjedhjeve do të caktohet brenda një afati të arsyeshëm, por kjo datë do të jetë e dakordësuar politikisht.

Meta tha se kërkon zgjidhjen e situatës me marrëveshje politike. “Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës”, tha ai.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PA OPOZITËN, META: RREZIK PËR SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërPRESIDENTI FIRMOS DEKRETIN PËR ANULIMIN E ZGJEDHJEVE DHE POZON NGA KAMERA ME SIMBOLIN E SHQIPONJËS