Ky ka qene titulli I akorduar ngas presidenti I Republikës, Bujar Nishani për atdhetarin e madh te trevave shqipe, Mehmet Shpendi. Ky titull i është dorëzuar trashëgimtareve te tij, ndërkohe qe gjate kësaj te enjte është zbuluar edhe përmendorja e Mehmet Shpendit, pranë lulishtes ne zonën industrial ne qytetin e Shkodrës. Te pranishëm ne këtë aktivitet kane qene drejtues te larte lokal dhe qendror te cilët kane vlerësuar kontributin e Mehmet Shpendit ne luftën për atdheun . Mehmet Shpendi atdhetar shqiptar.

I lindur në fshatin Pecaj të Shalës (Dukagjin) dhe bajraktar i zonës e përfaqësues i Shalës në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të Malësisë së Madhe, udhëhoqi çetat e luftëtarëve për liri kundër forcave turke e malazeze. Ne vitin 1883, ne Çezme te Koplikut, Mehmet Shpendi, ne emër te Dukagjinit, përkrah Dedë Gjo Lulin për te kundërshtuar Komisionin e Xhibalit te formuar ne vitin 1856, me ane te cilit pushtuesi deshtë te mashtronte malësoret, duke zëvendësuar kanunin me norma te tjera te parashikuar ne këtë komision te Xhibalit.