Vllaznia sot ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin që vjen nga Prishtina, Lorik Boshnjaku.

Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin shkodran dhe është prezantuar nga vetë presidenti Alban Xhaferi.

Boshnjaku është një njohje e vjetër e trajnerit Mirel Josa, pasi ky i fundit e ka drejtuar kur ka qenë te Prishtina. Boshnjaku plotëson vendin e lënë bosh pas largimit të Ardit Krymit.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

VLLAZNIA FIRMOS ME FUTBOLLISTIN LORIK BOSHNJAKU
KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Lorik Boshnjaku. Për 7 vite me rradhë ai ka qenë pjesë e FC Prishtina, ndërsa nga sot e për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e klubit tonë. Boshnjaku luan në rolin e mesfushorit të qendrës dhe KF Vllaznia i uron mirëseardhjen në familjen kuqeblu!🔴🔵

Artikulli paraprak31-VJETORI I PS, GJIKNURI: MBETET FORCA MË DEMOKRATIKE E TRANSFORMUESE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetër100 VJETORI, KËNDI AMERIKAN MBËRRIN NË KOPLIK