Një kamion që trasportonte mbeturina ka marrë flakë pasditën e së premtes në aksin nacional Shkodër-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kryebushatit, kur kamioni që trasportonte mbeturina nga Shkodra në lanfillin e Bushatit ka marrë flakë në ecj .

Dyshohet se shkak ka qenë një problem me motorin e mjetit. Fatmirësisht dy personat në mjet kanë shpëtuar, ndërkohë zjarrëfiksja dhe forcat e shumta të policisë ndodhen në vendgjarje, ku po punohet edhe për zbardhjen e plotë të saj.

Artikulli paraprakNË 100 VJETORIN E HALIT LAÇEJ
Artikulli tjetërROLI I MEDIAS DHE PAVARËSIA E TYRE