Duket se tek Klubi i Futbollit Vllaznia dorëheqja e administratorit Astrit Gjyrezi nuk do të jetë I vetmi largim nga skuadra. Nga sa bëhet me dije tashmë ka nisur edhe largimi I lojtarëve që synojnë të gjejnë strehë në ekipet e tjera që luajnë në Superilgë.

 

I pari që parimisht ka vendosur të largohet është mesfushori Arlind Kalaja drejtë skuadrës nënkapione Kukësit. Kalaja për ta zyrtarizuar tërësisht kalimin e tij tek skuadra bardheblu ka mbëtur vetëm të realizohet edhe firmosja e kontratës.

 

Mesfushori shkodran ka qënë I kontaktuar që nga nga muaji janar por në atë kohë e kishte bllokuar klubi shkodran. Sulmuesi ka kërkuar që në janar të largohej, por në klub e bindën të qëndrojë. Gjithsesi hapësirat për të munguan dhe tanimë do ta vijojë karrierën te Kukësi ku ai është shprehur se ka qënë si I persekutuar brenda skuadrës së Vllaznisë.

 

Kam punuar shumë fort dhe me seriozitet në procesin stërvitor për të gjetur hapësirën time në formacion, por asnjëherë nuk e mora një gjë të tillë. Jam aktivizuar fare pak zi zëvendësues në minutazhin e pjesëve të dyta dhe sa herë jam futur në fushën e lojës kam shënuar. Madje, në këtë drejtim unë kam aq gola të shënuar sa ata që trajneri i ka aktivizuar si titullarë”, ka deklaruar mes të tjerash Kalaja I cili më herët ka qënë I kontaktuar edhe nga skuadra e Flamurtarit dhe ajo e Teutës.

 

Por Arlind Kalaja nuk do të jetë I vetmi që do të largohet nga skuadra kuqeblu pasi edhe Erdenis Gurishta pritet që së shpejti të largohet nga Vllaznia. Mbrojtësi shkodran është drejt kalimit tek skuadra kurbinase e Laçit. Gurishta po pret emërimin e administratorit të ri të klubit kuqeblu, në mënyrë që të marrë në dorëzim dokumentacionin dhe të largohet zyrtarisht nga Vllaznia.

 

Mbrojtësi shkodran do të ketë mundësi të luajë edhe në Kupat e Europës me Laçin pas divorcit që do të ketë me Vllazninë. Por në ditët në vazhdim pritet që nga Vllaznia të ketë një eksod largimesh sa I përket futbollistëve.

Artikulli paraprakTENTOI TË FSHËHË ARMËN PAS AKSIDENTIT
Artikulli tjetërPLAGOS FQINJIN NË QAFË, ARRESTOHET 58 VJEÇARI