Mësuesit zvicerianë janë të pakënaqur me rrogat që marrin duke vënë theksin në disbalancën mes rrogave të tyre dhe punonjësve në sektorin privat.

Ata këtë pakënaqësi e kanë shprehur përmes një njoftimi për shtyp të publikuar dje nga Sindikata e mësueve në Zvicër (LCH), transmeton Portali Albeu lajmin e blick.ch. Argumenti që kjo sindikatë ka paraqitur është se rritja e pagave të mësuesve në krahasim me industritë e tjera ka qenë më e ulët. Saktësisht, nga 1993 rroga e mësuesve është zvogëluar për 2.5 përqind, ndërsa në sektorët tjerë është rritur për 13.2 përqind. Shefi i sindikatës së mësuesve, Beat Zemp ka deklaruar se me viteve të fundit, inflacioni nuk është kompensuar dhe me rritjen e çmimeve në treg, mësuesit kanë pësuar humbje të fuqisë blerëse. Ai e jep shembullin e kantonit të Solothurn ku një mësues fitonte 103,000 franga në vitin 1993, ndërsa sot vetëm 98,200. “Kjo është 19% më pak, duke pas parasysh rritjen e inflacionit ose rritjen e çmimeve me 14%”, deklaron Zemp. Bazuar në të dhënat e mësipërme, del se një mësues zviceran merr 8183 franga zviceriane në muaj ose rreth 7600 euro.

Artikulli paraprakPARTIZANI BARAZON ME SLOVAN NË SFIDËN E PARË NË EUROPA LEAGUE
Artikulli tjetërDHUNA NË KOPËSHTIN “DIREN”, PËR HERË TË PARË REAGON KRYEMINISTRI