Presidenti Ilir Meta në një konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Shqipëria do të dyfishojë përpjekjet për tu anëtarësuar në BE.

Ilir Meta: Ne kemi diskutuar me sekretarin në lidhje me zgjerimin e BE. Ne shprehem shqetësimin për atë që ndodhi në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave.

Në jemi të vendosur për ti dyfishuar përpjekjet tona në lidhje me anëtarësimin në BE, duke u përpjekur që të adresojmë të gjitha shqetësimet që kanë vendet anëtare.

Mendoj se duhet ta marrim në konsideratë mesazhet që sekretari i përgjithshëm dha gjatë vizitës së tij pranverën e kaluar duke theksuar nevojën për dialog.

Duke e konsideruar Shqipërinë si një partnerë të rëndësishme të NATO-s, Stoltenberg tha se Aleanca nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me investimet për një bazë detare në Shqipëri.

Jens Stoltenberg: Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, kjo është e rëndësishme. Ne kemi një program ku investojmë në një bazë ajrore në Shqipëri.

Deri tani asnjë vendim nuk është marrë në investime për bazën detare, por është dicka që mund të vlerësohet nga ekspertët tanë dhe do të merret një vendim.

Artikulli paraprakVRAU ÇIFTIN PRANË KINEMASË, PRANGA 33 VJEÇARIT
Artikulli tjetërPOLITIKA LARG MARRËVESHJES PËR REFORMEN ZGJEDHORE