Presidenti Ilir Meta shkoi në SPAK për të bërë kallëzim penal ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Presidenti Ilir Meta e akuzon ministren Gjonaj se ka shkelur Kushtetutën me botimet në Fletoren Zyrtare të vendimit për emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta: Mbrojta e Kushtetutë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese është sot detyrë për çdo shqiptar patriot. Nër adhë të parë është mision dhe detyrë e Presidentit të Republikës. Nuk ka ngjarje më të rëndë se sa ky akt mafioz, ku në bazë të provave zyrtare, rezulton e përfshirë celula në krye të Ministrisë së Drejtësisë, që nëpërmjet shkeljeve dhe falsifikimeve ka tentuar një grusht shtetit duke tentuar haptazi dhe në mënyrë mafioze duke rrëmbyer një kompetencë që Kushtetuta ia jep Presidentit.

Këto prova, këto fakte tronditëse, ishte e domosdoshme ti sillte vetë Presidenti i Republikës. Padia penale për disa vepra është dorëzuar për tre titullarë të lartë të Ministrisë së Drejtëisë me në krye zonjën ministre. Ne po disponojmë prova të tjera për të çuar deri në fund shpartallimin e grushtit të shtetit.

Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtet për çdo qytetar shqiptar që dëshiron në një vend ku ligji është i barabartë për të gjithë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet Kushtetuta në mënyrë të tillë.

Nuk ka asnjë vend të Europës që ka 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese me qëllimin e vetëm për të kapur Kushtetutën. Nuk ka ndodhur që një vend të mbetet pa asnjë minutë pa Gjykatë të Lartë, nuk ka ndodhur kurrë që të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota ndërkohë që duhen 84.

Artikulli paraprakRAMA FLET PËR ‘SHENGENIN BALLKANI’ NË SAMITIN E BERZH: MË PARË S’ISHIM ULUR KURRË NË TAVOLINË, SOT FLASIM PËR TË ARDHMEN
Artikulli tjetërSHKODËR, LAMTUMIRA E PROFESOR AHMET OSJES