Profesori i shkencave bujqësore Ahmet Osja ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Ahmet Osja mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në fushën e bujqësisë por edhe më gjërë. Në prefekturën e qarkut Shkodër, drejtues vendor, kolegë, miq e familjar i dhanë lamtumirën e fundit profesor Ahmet Osjes.

Miqtë e profesor Ahmet Osjes janë të shumtë, një ndër ta është edhe kompozitori i njohur Zef Çoba.

Profesor Ahmet Osja la një kontribut të madh në fushën e shkencës të bujqësisë por edhe shumë më gjërë se kaq ndërsa personalitete të tilla tashmë do t’i mungojnë Shkodrës dhe Shqipërisë.

Profesor Ahmet Osja për afro 9 vite (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës e po ashtu një kontribues në fushën e bujqësisë ndërsa mban shumë tituj dhe vlerësime të ndryshme gjatë karrierës së tij të gjatë në fushën e shkencës bujqësore.

Artikulli paraprakMETA KALLËZON NE SPAK PENALISHT ETILDA GJONAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I FËMIJËVE TË PREKUR NGA AUTIZMI