Fitorja e kombëtares shqiptare mbrëmjen e djeshme në Elbasan përballë Islandës ka bërë bashkë në një darkë presidentin Ilir Meta me ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji dhe persona të tjerë.

Në foto duket kreu i shtetit i veshur me fanellën e kombëtares i ulur së bashku me disa persona të tjerë, mes tyre edhe Salianji me dy gishtat lart.

Presidenti dhe Salianji janë fiksuar në një ambient ku në foto duket se të pranishëm kanë qenë edhe personazhe të tjera të njohur, mes tyre presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ish-kryetarja e bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira, por edhe të tjera.

Artikulli paraprakRRITET PUNËSIMI, INSTAT PUBLIKON SHIFRAT, DENAJ: POLITIKAT NXITËSE DHANË EFEKT
Artikulli tjetërSHKODËR, VIZITA NË TARIKATIN REFAI NË FESTËN E ASHURES