Ilir Meta është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj. SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Ilir Metën për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në lidhje me këtë, Meta tha:

Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë, nuk krijojnë asnjë shpërqëndrim jo vetëm nga detyrat e presidentit deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e Ilir Metës duke nisur nga 25 korriku. Përgjigjen do ta marrë gazeta atje, do të jeni të ftuar të gjithë nga seancat që do të zhvillohen atje. Kjo është histori që as nuk ekzistuar dhe as nuk ekziston. Ky është një sistem që do të shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku.’

Artikulli paraprakSHQIPËRIA MES 10 VENDEVE ME NAFTËN MË TË SHTRENJTË NË BOTË/ PËR 1 LITËR, NJË ZVICERANI I DUHET TË PUNOJË 4 MINUTA, NJË SHQIPTARI 55 MINUTA
Artikulli tjetërNGA ANËTARËSIMI I FINLANDËS DHE SUEDISË NË NATO TEK INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BE, RAMA ZBULON DETAJE NGA TAKIMI ME KRYEMINISTREN SANNA MARIN