Pas sulmit terrorist në Londër, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të Kuvendit të Shqipërisë me popullin britanik, në një letër ngushëllimi dërguar kryetarit të Parlamentit Britanik z. John Bercow.

Në letrën drejtuar homologut Meta dënon sulmin barabar.

Meta: Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Westminster.Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar.

Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira.Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Artikulli paraprakPËRUROHET QENDRA E ZHVILLIMIT, LU: PO BËNI HAPA PARA
Artikulli tjetërOLTI MARKU DHE ERIK LLOSHI THONË “SPO MDON”