“Spo mdon” pikërisht kështu titullohet një nga hitet e stinës së verës që po vjen.

Kjo këngë vjen si një bashkëpunim I këngëtarit Olti Marku sëbashku me Erik Lloshi. Të dy këngëtarët I kemi parë e dëgjuar më këngë e zhanre të ndryshme, edhe pse më së shumti I njohim nga baladat e tyre . Dyshen Marku dhe Lloshi kësaj rradhe do na sjellin një këngë interesantë me ritme mjaft të këndshme, edhe pse në tërësi kënga flet për një histori dashurie ku nga xhelozia e vajzës kjo dashuri shkon në ndarje. Kënga “Spo mdon”, do të publikohet këto ditë dhe siç shprehte vetë Olti Marku, është një këngë që të fiksohet shpejt. “Spo mdon” duket se vjen si një paralajmërim që stina e verës do të jetë mjaft e nxehtë.

Artikulli paraprakMETA LETËR HOMOLOGUT BRITANIK, DËNON SULMIN BARBAR NË LONDËR
Artikulli tjetërRAMA: TAHIRIT I NGULE THIKËN MË KEQ SE SALIU. BLUSHI: TI TË VRET PAS SHPINE