Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur dhe sqaruar dekretin per emërimet ne Gjykatën Kushtetuese dhe përplasjen me KED-ne

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi kaluan 30 ditë nga afati ligjor për të zgjedhur kandidatin, Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ngrinte procesin në mënyrë që radha për zgjedhjen e anëtarët të radhës të Gjykatës Kushtetuese, t’ia kalonte Parlamentit.

Por KED tha se afati ligjor prej 30 ditësh ka kaluar, kështu që u përzgjodh automatikisht kandidatja e parë në listë për në Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kështu, Meta thotë se dekreti i tij i sotshëm për zgjedhjen e Marsida Xhafellarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, është i ligjshëm.

Meta tha se puna e KED është të merret vetëm më aspektin procedural dhe të sigurohet që të respektohet ligji dhe kriteres për Gjykatën Kushtetuese. KED është institucion kolegjial tha Meta dhe nuk mundet që kryetari i KED “të bëjë lojëra për të vendosur kohën për listat për vakancat që i cohen presidentit dhe Parlamentit”.

“Duhet të kemi të qartë ju dhe cdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin, ka afat për parlamentin, për arsye se është një institucion kolegjial që përbëhet edhe nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidentin. E dyta, që duhet të jetë e qartë për cdo shqiptar, Kushtetuta është mbi cdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta është zero, letër pa gjykatën Kushtetuese. Momenti i krijimit të gjykatës është historik sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar.

Cdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen, cdo veprim i presidentit aktual është një veprim që mbetet si precedent, apo cdo veprim i kuvendi është precedent. KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ dhe asgjë tjetër.

Pra Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED-së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje.

Kryetari i KED të bëjë lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që ose të shkelë Kushtetutën” tha ai.

Artikulli paraprakDIPLOMOHEN JURISTËT E RINJ, ZYRTARI AMERIKAN: NUK DO E KENI TË LEHTË, POR DEMASKOJENI KORRUPSIONIN
Artikulli tjetërMETA PER KRYETARIN E KED-SË: MAFIOZ! SJELLJE TË TURPSHME PËRBALLË PRESIDENTIT