Presidenti Ilir Meta ka reaguar për votimin në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se marrëveshja e 5 qershorit u shkatërrua brutalisht.

Sipas tij, ky është një moment historik për “rrëzimin e murit kriminal të Rilindjes”.

Më tej Meta ka shkruar se ky mur do të shembet nga 3 milion shqiptarë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.

Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme.

Shqipëria e Para!

Shqipëria si gjithë Europa!” shkruan Meta.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT SHPENZOJNË DYFISH MË SHUMË PËR ARGËTIM SESA ARSIM, INSTAT: NË 2019 PËR ARSIM NË MUAJ U SHPENZUA VETËM 2500 LEKË
Artikulli tjetërOLIVER VARHELYI NË TIRANË, KOMISIONERI PËR ZGJERIM I BE NESËR TAKIME ME KRERËT E SHTETIT DHE FJALË NË PARLAMENT