Presidenti Ilir Meta foli për herë të parë për ligjet që i ka kthyer qeverisë, në veçanti dy të fundit, atë për teatrin dhe atë për tatimin e biznesit të kumarit.

Meta përmendi një moment kur qendrën e Tiranës nuk kishin pranuar ta bombardonin as në luftë, me gjithë kërkesën që kishte bërë Mehmet Shehu.

“Unë besoj se ruajtja e gjithçkaje që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore, historike, muzeale, është detyrë e të gjithëve. Për fat të keq në të kaluarën nuk jemi treguar të kujdesshëm ndaj këtyre vlerave, kemi dëmtuar shumë prej tyre.

Historia e shtetit tonë nuk është shumë e vjetër dhe kemi nevojë të jemi më të përgjegjshëm për çdo vlerë që kemi nga e kaluara. Sot lexova dokumentat e një historiani shqiptar se gjatë Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Tiranës,

edhe pse Mehmet Shehu u kishte kërkuar anglezëve që për lirimin nga nazistët të bombardohej qendra e Tiranës, ata nuk kishin pranuar këtë urdhër për arsye se nuk kishin dashur të dëmtohej

ky kompleks godinash, që mbart vlera të rëndësishme për kryeqytetin” tha kreu i shtetit duke kërkuar të gjendet një zgjidhje sa më e mirë për këtë çështje.

Në këtë drejtim besoj se kur ekziston vullneti mire, mundësia është për të mirëmbajtur teatrin ekzistues dhe për të ndërtuar një të ri, që Tirana si kryeqytet i shtuar në numër,

ka nevojë për teatër të ri, qendra të reja të zhvillimit të kulturës etj. Të gjitha mund të ndodhin duke respektuar Kushtetutën dhe legjislacionin qe ka vendi ynë. Pra nuk ka nevojë për ligj të ri, apo precedent që na nxjerr nga shinat e funksionimit të shtetit ligjor”

Pasi ktheu ligjin për Teatrin, presidenti u etiketua disa herë si njeriu i politikës së mbrapshtë, si njeri që nuk do progresin, apo si nxjerrës pengesash nga

Erion Veliaj, i cili foli disa ditë për këtë temë, pa thënë asgjë në lidhje me argumentat ligjorë që arsyetonin mosdekretimin e një ligji të veçantë për teatrin.

Artikulli paraprakVLLAZNIA: ASNJË KONFLIKT DHE DETYRIM ME VUCAJ
Artikulli tjetërMOZAIKU 700-VJEÇAR I LINIT HAPET ZYRTARISHT PËR VIZITORËT