Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë mësova lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të Sadije Agollit. Si bashkëshorte e përkushtuar, e palodhur dhe gjithmonë në krah të Dritëroit tonë të madh e të paharruar, Sadija e dashur do të mbetet në kujtesën tonë si mishërimi i shkëlqyer i vlerave më të mira të nënës dhe gruas shqiptare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Elonës dhe Artanit, familjarëve e të afërmve! Me ndarjen nga jeta të Sadijes, të gjithë ne që e njohëm çiftin e pandarë Agolli, humbëm një mike të mrekullueshme, të dashur, të mençur e mikpritëse si ajo! U prehtë në paqe!”, – shkruan Meta.

Saije Agolli u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Dy vite para saj, në të njëjtin muaj, në shkurt, ndërroi jetë edhe shkrimtari Dritëro Agolli, në moshën 85-vjeçare.

Artikulli paraprakPROTESTUESIT E OPOZITËS DJEGIN GOMA PËRBALLË PARLAMENTIT, PERPLASEN ME DEPUTETIN STERKAJN
Artikulli tjetërPËSON INFARKT, NDËRRON JETË NË ZYRË KREU I HIPOTEKËS NË SARANDË