Meta takon komunitetin shqiptar në Athinë .Do të bëhem zëdhënës i shqetësimeve tuaja

Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takua në ambientet e Ambasadës shqiptare në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton atje. Në këtë takim, Meta shoqërohej nga disa deputetë, mes të cilëve edhe ai PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në takimin me emigrantët shqiptarë që zhvilloi në Athinë, Ilir Meta u njohu meritat që kanë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe kontributin që kanë dhënë gjatë viteve të krizës ekonomike. Ndaj dhe premtoi se shqetësimet e tyre do t’ia përcjellë palës greke gjatë takimeve që do të zhvillojë në kuadër të kësaj vizite. Në bisedën e organizuar pranë ambienteve të Ambasadës shqiptare në Greqi, ishin prezentë edhe deputetë të tjerë që shoqëronin kryeparlamentarin në këtë vizitë. Me këtë rast, Meta vlerësoi qasjen më të mirë të qeverisë aktuale greke ndaj emigrantëve shqiptarë. Pavarësisht kësaj Meta pranoi se ekzistojnë probleme të mbartura në kohë mes dy shteteve, por sipas tij ato duhen zgjidhur pa prekur frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Artikulli paraprakNDERIMI I TROSHANIT,KONFERENCA IPESHKVNORE:BEKIM PAS VUAJTJEVE
Artikulli tjetërTONIGHT – 11.10.2016