Presidenti vijon breshërinë e akuzave kundër kryeministrit Rama për Reformën në Drejtësi. Meta duke ironizuar kreun e qeverisë shpjegon sipas tij se ku është bazuar ajo që ai e cilëson si ‘Ramaforma’.” Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias. Po Ramaforma ku bazohet?!!

Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist” shkruan ai. Por Meta nuk e mbyll me kaq, teksa shkruan se do të vijojë me një cikël të gjatë, shpjegues dhe çtensionues duke premtuar të tjera statuse në faqen e tij në Facebook.

“Refleksione” mbi Ramaformat (Drejtësia e para). Reforma në Drejtësi me të drejtë u vlerësua nga mbi 90% e qytetarëve si domosdoshmëri ulëritëse për t’i dhënë fund korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe për të rritur besimin te sundimi i ligjit. Shumë misione ekspertësh ndërkombëtarë u angazhuan dy vite para miratimit të saj në Kuvend dhe shumë programe financimi vazhdojnë edhe sot.

Por baza e konsensusit të arritur ishin vetëm rekomandimet e Komisionit të Venecias, që është institucioni më prestigjioz në Europë dhe i pranuar nga të gjitha palët, brenda vendit por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Për këtë Reformë u angazhuan profesorët më të mirë të Europës në të drejtën kushtetuese, të cilët bënë një punë të shkëlqyer për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur nga politika. Profesionalizmi dhe paanësia e tyre garantoi konsensusin historik me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtshme. Pra Reforma në Drejtësi u bazua te Komisioni i Venecias.

Po Ramaforma ku bazohet?!! Përsëri frymëzimi buron nga Venecia, por jo nga Komisioni, por nga Bienalja e Venecias. Pse? Sepse timonieri ynë është vetëm Artist. Ju të gjithë e dini arritjen më të freskët të Ramaformës në Drejtësi, pikërisht momentin kur Kolegji Zgjedhor duke shqyrtuar hallin e Idajetit trukoi se kishte rrëzuar Dekretin e Presidentit.

Pas pak fillojmë me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës. Falëminderit për durimin tuaj” shkruan Meta.

Artikulli paraprakSHTYHET SËRISH SEANCA PËR SAIMIR TAHIRIN
Artikulli tjetërBRUKSELI NUK PRANON KËRKESËN E HOLANDËS PËR RIKTHIMIN E VIZAVE PËR SHQIPËRINË