Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i bëri thirrje opozitës që të lërë pas politikat e ndasive dhe sherrit dhe të bashkohen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Duke iu përgjigjur interpelancës së thirrur nga deputeti Ervin Salianji, ministri Çuçi u shpreh se ligji i OFL dhe ai i Vettingut në Policinë e Shtetit janë dy nisma atipike dhe unikale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për të larguar nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën.

Cdo debat që vjen nga opozita është i shëndetshëm dhe i mirëpritur. Është e vërtetë që qoftë ligji i OFL, apo ligji i Vettingut në Policinë e Shtetit, janë dy nisma atipike dhe unikale dhe si të tilla asnjëherë debati rreth tyre nuk është shterues.

Ne do largojmë nga Policia e Shtetit ata që nuk e meritojnë uniformën. Do iu heqim nga duart pasuritë, për t’ia kthyer shoqërisë si formë shpagimi, por në këtë betejë ne duhet të jemi bashkë. Politika e ndasive dhe sherrit i duhen lënë një kohe tjetër, sepse nuk na con asgjëkundi”, tha ministri.

Artikulli paraprakMË 7 KORRIK SEANCË E POSAÇME NË KUVEND PËR TË DËNUAR GJENOCIDIN NË SREBRENICË
Artikulli tjetërSALIANJI: KU ËSHTË VAJZA ME SYZE E OFL, S’PO ARRESTONI DOT KRIMINELËT