NË QARKUN E SHKODRËS FUSHË ARRËZ – IBALLË DHE QAFA E THORES E BLLOKUAR.

Ministria e Brendshme ka bere publike situaten aktuale per shkak te motit me reshje dhe debore ne te gjithe territorin e vendin. Sipas njoftimit shperndare per mediat nga ministria e brendshme behet me dije se Akset rrugore nacionale janë të gjitha të qarkullueshme pa zinxhirë. Nderkohe akset rrugore rurale, nga akset rrugore nacionale për në qendrat e komunave, janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Fushë Arrëz-Iballë që është i bllokuar nga dëbora. Firma kontraktuese ka punuar me një mjet për hapjen e këtij aksi.Aksi Vermosh-Tamarë është i kalueshëm me vështirësi.Aksi Qafë Thore është i bllokuar pasi trashësia e dëborës është 1 metër.Duke iu referuar burimeve prane ministrise se brendshme por edhe shtabit te emergjencave civile ne prefekturen e Shkodres, behet me dije se firmat kontraktuese por edhe punonjesit e drejtorise se rrugore rurale jane ne terren dhe po punojne per pastrimin e segmenteve rrugore dhe zhbllokimin e akseve te bllokuara

Artikulli paraprakDEDVUKAJ: FIRMAT PO PASTROJNË RRUGËT NGA BORA
Artikulli tjetërQENDËR DITORE PËR FËMIJËT NË NEVOJË