Kodi Penal i Shqipërisë pritet që të ndryshojë. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri të ditur në një konferencë për shtyp se ka gati tashmë një draft të ri të përgatitur nga ekspertët për ndryshimin e Kodit Penal i cili sipas ministres Gjonaj ka nevojë për ndërhyrje dhe adresim të boshllëqeve për dispozitat ligjore që më pas bëhen shkak për interpretime abuzive në gjykata.

Kodi i ri Penal shprehet ministrja Gjonaj është modern si dhe i përfarohet modelit të Bashkimit Europian.

Ndryshimet në Kodin e Ri penal nuk do të jenë të pjesshme por bëhet fjalë për një ndryshim rrënjësor. Ajo që pritet është kriminalizimi i disa veprave që aktualisht nuk janë në Kodin Penal apo edhe dekriminalizimi i disa veprave të tjera që janë aktualisht siç është plagosje e lehtë pa dashje nga pakujdesia.

Ndryshime do të ketë për trajtimin e të miturve, konfiskimin e pasurive ku pritet të shmanget rruga gjyqësore dhe konfiskimi të jetë i detyrueshëm apo një trajtim ndryshe edhe për bashkëpunëtorët e drejtësisë por edhe shumë nene të tjera.

Artikulli paraprakDREJTORI VELIU: MË PAK DROGË SE KURRË DREJT ITALISË
Artikulli tjetërNXËNËSIT QË KËRKOJNË RRUGË