Në kuadër të inspektimeve për sigurinë gjatë sezonit turistik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal në Shëngjin.Ajo vizitoi qendrën shëndetësore verore 24-orëshe në këtë zonë turistike, ku tha se fluksi i pushuesve pritet të rritet gjate muajit gusht, ndaj dhe do të ketë gadishmeri të shtuar.

Gjatë vizitës në Shëngjin, Ministrja Manastirliu kërkoi nga inspektorët shëndetësorë marrjen e masave për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurt në aspektet higjieno-sanitare.

Strukturat inspektuese si, Task-Forca ndërinstitucionale, por edhe strukturat e tjera shëndetësore janë në një situatë gatishmërie. Nga ana tjetër, janë 30 qendra shëndetësore verore që ofrojnë shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore. Urgjenca Kombëtare është po ashtu në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur të gjitha thirrjeve për ndihmë mjekësore në numrin unik 127.

Artikulli paraprakDREJTOR I RI, PROBLEME TË VJETRA TE HIPOTEKA
Artikulli tjetërTRAFIKU SFIDË PËR ZJARRËFIKËSIT