SELEÇAO HAKMERRET PËR FINALEN E VITIN 1998 DUKE PËRMBYSUR REZULTATIN. Kombëtarja braziliane arriti të fitonte 3-1 miqësoren e luksit të zhvilluar në “Stade de France” në Paris ndaj Kombëtares franceze.  Pikërisht në këtë stadium 17 vite më parë, Brazili mposhtej 3-0 nga Franca në finalen e Botërorit. Dunga ka qenë kapiten i “Selecao”-s në vitin 1998, ndërsa tani është trajneri i saj. 

Të udhëhequr nga ylli i Barcelonës, Neymar, brazilianët arritën të përmbysnin golin e parë të vendasve, i cili u shënua nga Varane në minutën e 22-të. Pavarësisht se franca luante në shtëpi, skuadra braziliane tregon forcën e saj reale duke përmbysur gjithçka. Në pjesën e parë, është mesfushori i Chelsea-s Oscar që barazoi shifrat që në pjesën e pare që do të mbyllej me rezultatin 1-1. Ndërkohë në 45 minutat e dyta, brazilianët dominuan dhe arritën të shënojnë edhe dy gola, me Neymar dhe Gustavo, i cili vulosi rezultatin në 1-3 në minutën e 69-të të ndeshjes. Në minutat e mbetura Brazili vetëm administron rezultatinduke bërë që skuadra ti drejtohejnjë fitore që vlen sa për histori duke mos patur asnjë efekt tjetër. Mëgjithatë Franca luan në përgatitjet e saj si vend organizator për europianin 2016, ndërsa Brazili për të fituar dinjitetin e humbur

Artikulli paraprakWILTON: GJAKMARRJA TË TRAJTOHET SI KRIM
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE, DALIN DATAT E PROVIMEVE