Punoi dy muaj në të zezë në një kompani minerare dhe nuk u pagua, dhe kur kërkoi të drejtat u largua nga puna.Ky është pretendimi i Frrok Kukës nga Rubiku me profesion teknik miniere, i cili në shenjë proteste për të drejtat e tij, prej dy ditësh është futur në greve urie pa afat në sheshin kryesor të qytetit të Rrëshenit.

Pasi nuk ka marrë zgjidhje për shqetësimin që ka, 60-vjeçari thotë se pavarësisht kushteve atmosferike është i vendosur të qëndroj në shesh dite dhe natë.

E kontaktuar përmes telefonit në lidhje me këtë çështje kompania minerare Tetë Albania që operon në Spaç të Mirditës, thotë se Frrok Kuka ka punuar për një nën kontraktor të kësaj kompanie dhe nuk është përgjegjësi e tyre problemi që ai ngre.

Artikulli paraprakBETEJA PËR HEC- et NË FAN TË MIRDITËS
Artikulli tjetërPËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT ALBRI BRAHUSHA