Tri ditë pasi u aksidentua nga një koleg i tij, një efektiv i policisë së Shtetit ka humbur jetën sot në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Viktima Dritan Mjeshtri, efektiv i Rendit në Mirditë, u përplas tre ditë më parë nga një automjet gjatë orëve të natës, në afërsi të Rubiku. Personi i cili aksidentoi Mjeshtrin, Ton Lleshi, mësohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Lleshi është pjesë e policisë bashkiake të Mirditës. Në momentin kur ndodhi aksidenti, Mjeshtri ishte në shërbim. Ndërkohë Ton Lleshi është ndaluar nga policia.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNJË TERMET I FUQISHËM GODET EKUADORIN
Artikulli tjetërPARTIZANI “NDËSHKON” 3-0 VLLAZNINË