Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Debutim perfekt i Mirel Josës në pankinën shkodrane, teksa ekipi mposhti 3-1 Egnatian.

Pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit në Shkodër, pas golit të Aralicës në minutën e 20-të dhe autogolit të  Agbekpornu, 18 minuta më pas.

Rrogozhinasit do reagonin në të 63-tën me Jackson, por rrjeta e Da Silvas (70’) do i jepte qetësinë e duhur Vllaznisë, e cila tashmë është e pesta me 52 dhe shpreson të arrijë Europën në aktin e fundit.

Artikulli paraprakSHPEJTËSI DERI NË 218 KM/H, MAKINAT INTELIGJENTE DHE RADARËT “KAPIN MAT” SHOFERËT
Artikulli tjetërLUFTA IMPONON PËRSHPEJTIMIN E INTEGRIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BASHKIMIN EVROPIAN