Besëlidhja e Lezhës ka zgjedhur Mirel Josën si trajnerin e ri të skuadrës, duke synuar të rikthehet te rezultatet pozitive dhe të mbajë gjallë objektivin për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Një emër me shumë përvojë në futbollin shqiptar, Josa merr përsipër drejtimin e skuadrës lezhjane në një moment kur kërkohet reagim në kampionat. Tashmë, presidenti Pjerin Fushaj i beson Mirel Josës detyrën për të drejtuar projektin sportiv të Besëlidhjes dhe për ta çuar skuadrën drejt objektivave të vendosura në fillim të sezonit.

Synimi i drejtuesve është i qartë: ndërtimi i një ekipi konkurrues, që të luftojë deri në fund për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Mirel Josa vjen me një karrierë të gjatë në pankinat shqiptare, ku ka drejtuar disa prej klubeve kryesore të vendit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm. Tashmë, sfida e radhës për të është Besëlidhja, një skuadër me traditë dhe ambicie, që kërkon të rikthehet sa më shpejt mes ekipeve më të mira të Shqipërisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTA NË SHKODËR, DISA STUDENTË TË SHOQËRUAR
Artikulli tjetërPROTESTAT NË TIRANË, RAMA NGA KIOSKA E DJEGUR: KJO FLAMË NUK ËSHTË STUDENTORE, DURIM, DO TË KALOJË