Misioni i tyre është human dhe kanë zgjedhur dy objekte të rëndësishme të Bashkisë Vau Dejës, për të dhënë kontributin e tyre.

Janë misionarët e ushtrisë Amerikane, të Brigatës 177 te të Skuadrës së inxhinierëve civil, nga Forcat Ajrore Kombëtarë të New Jersey, dhe Brigatës 107, Skuadrës së inxhinierëve civil, nga Forcat Ajrore Kombëtarë të New York, të cilët prej disa javësh kanë nisur punën në rikonstruksionin e Qëndrës Shëndetesore dhe Shkollës së Mesme të Bashkuar në Mjede. Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, ka inspektuar nga afër punimet dhe ka falenderuar në emer te te gjithë banorëve, ushtaret dhe inxhinierët amerikanë. Këto dy objekte tashmë kanë marrë një pamje krejt tjetër. Duke nisur që nga Qëndra Shendetesore e cila ka qene ne kushte te mjeruara, ndërkohe që është drejt përfundimit edhe shkolla e mesme e bashkuar ne fshatin Mjede, e cila per vitin e ri shkollor, i cili nis në shtator do të jetë me nje pamje ndryshe, fale angazhimit te inxhienereve dhe ushtareve amerikane te cilet kontribuojne per Bashkinë Vau Dejës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, VJEN NË PROVË NJË MESFUSHORË NGA KROACIA
Artikulli tjetërDEPUTETI ANKOHET PËR KOLEGUN: VJEN TAPË PËRDITË