Vllaznia vijon që të jetë në kërkim të lojtarëve për të përforcuar ekipin. Kështu në Shkodër sëfundmi ka mbërritur një futbollist kroat.

Bëhet fjalë për një mesfushor që vjen nga Kroacia. Futbollisti në fjalë do të jetë në provë për disa ditë me skuadrën. Kuqeblutë synojnë që të përforcojnë edhe repartin e mesfushës ndaj sëbashku me Rashicën që vazhdon të jetë në provë ka mbërritur edhe lojtari kroat. Nësë kosovari Rashica është shumë afër nënshkrimit të kontratës me kuqeblutë ende nuk ka një ide të qartë për mesfushorin nga Kroacia sepse sapo ka nisur provën tek Vllaznia. Megjithatë flitet për një futbollist cilësor por askush nuk mund të firmosë pa marrë miratimin e stafit teknik me në krye trajnerin Armando Cungu. Po ashtu vijojnë provën edhe portieri malazez Agoviç dhe portieri nga Suedia Udennes. Në ditët në vijim për të gjithë këta lojtarë do të ketë një përgjigje përfundimtare nëse do të jenë apo pjesë e Vllaznisë. Këta ardhje në provë të lojtarëve nuk janë të mjaftueshme, të paktën kështu ka pretenduar trajneri Armando Cungu i cili jo vetëm kërkon përforcime në çdo repart për sezonin e ardhshëm por edhe më shumë futbollistë për të parë alternative të ndryshme sepse kampionati është i gjatë. Cungu kërkon edhe ndërtimin e një ekipi që minimalisht të mos diskutojë mbijetesën. Kështu Vllaznia po vuan në gjetjen e futbollistëve ndonëse ditët kalojnë. Duke qenë se me lojtarët shqiptar nuk po arrihen marrëveshje, tashmë objektivat kanë ndryshuar dhe fokusi është në Malin e Zi por edhe tregun afrikan. Të paktën kështu thuhet prej ditësh edhe pse deri më tani ende nuk ka asgjë të re.

Artikulli paraprakKANALI I SHTODRIT, KTHEHET NË “KONTENIER” MBETURINASH
Artikulli tjetërMISIONARËT AMERIKANË NË BASHKINË VAU DEJËS