Shoferi i një Minikuperi që u aksidentua sot në Kukës ka gjetur vdekjen në spitalin e qytetit prej plagëve të marra. Ai quhet Bekim Shehu, 33 vjeç, banor i fshatit Shtiqen.

Aksidenti ndodhi në dalje të qytetit të Kukësit, kur Shehu duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Minikuper”, ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakGRABITET BANESA E KRYEPALKUT
Artikulli tjetërSHQIPTARI NË FRANCË, SHPËTON 6 PERSONA NGA VDEKJA