Bashkia Vau Dejës ka organizuar nje ceremony të vecantë, në nderim të ipeshkvit te dioqezës së Sap[ës i cili u nda nga jeta para kohe në maj të këtij viti.

Kryetari i BAshkisë Vau Dejës, Zef Hila gjatë fjalës së tij, foli për kontributin e cmuar të Mons. Avgostinit gjatë drejtimit të ipeshkvisë së Sapës. Në Vau Dejës, Shkolla e Mesme, do të mbajë tashme emrin e tij, si një nderim që i behet por edhe si një mision të cilin do ta vazhdojnë brezat. Gjatë kësaj ceremonie, Kryetarja e qarkut Shkodër Greta Bardeli, i dorëzoi familjarëve edhe titullin Nderi i Qarkut të Shkodrës, pas vdekjes, ipeshkvit Lucjano Avgustini. Mons. Lucjano Avgustini, u nda nga jeta pak muaj më parë, por duke lënë pas tij një kontribut të cmuar për banorët e kësaj zone, nje person i cili ishte pranë cdo familje në veshitrësi duke qënë një simbol i bamirësisë dhe humanizmit në zonë.