Këngëtari i këngëve të vjetra qytetare, Ismet Peja feston sot 83 vjetorin e lindjes. Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama e cilson Pejën monument të gjallë të këngës popullore qytetare, teksa i uron ditëlindjen.

Në 83 vjetorin e lindjes:

ISMET PEJA – MONUMENT I GJALLË I KËNGËS POPULLORE QYTETARE

Jeta e Ismet Pejës është e gjitha këngë e me këngën e vet, ai është padyshim monument i gjallë i këngës popullore qytetare.

Bartës i një tradite të çmuar familjare dhe të qytetit ku lindi, Gjakovës, Ismet Peja e pasuroi më tej dhe ngrit në art interpretimin e këngēs popullore qytetare jo vetëm të trevës së vet, por edhe më gjerë, duke u bërë ndër interpretuesit më të përveçuar të melosit shqiptar e njëjerësh edhe ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Sot Ismet Peja mbush 83 vjet!
Një jetë në këngë, ndaj edhe unë e uroj me gjithë zemër:
Jetë të gjatë e kurrë mos të pushoftë kënga Ismet Peja!

Artikulli paraprakS’IU BIND URDHRIT PËR TË HEDHUR ARMËN, POLICIA AMERIKANE EKZEKUTON SHQIPTARIN (VIDEO)
Artikulli tjetërSA U RREZIKUA RIKARD LJARJA NË KOMUNIZËM PAS VDEKJES SË MEHMET SHEHUT? ZIJA ÇELA: JA SI QENDRON E VËRTETA