Një shqiptar 42-vjeçar në New Jersey të SHBA-ve është ekzekutuar nga policia në rrugë. Siç duket në një video të regjistruar nga fqinjët, por edhe siç raportojnë mediat amerikane ai ishte duke lëvizur i armatosur në rrugë.

 

Policia i ka bërë thirrje disa herë të ulë armën në tokë, por me sa duket shqiptari me inicialet L. A. nuk iu bind urdhrit.

Ai madje është afruar shumë afër makinës së policisë dhe ua ka drejtuar pistoletën policëve. Operacioni përfundoi me personin në fjalë të vrarë nga efektivët.

Videoja është publikuar nga “Daily Voice” dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur të enjten. Prokuroria ka nisur hetimet.

Artikulli paraprak”UÇK KA KRYER KRIME”, ALBIN KURTI SHKARKON KËSHILLTARIN PAS DEKLARATAVE TË TIJ
Artikulli tjetër“MONUMENT I GJALLË I KËNGËS POPULLORE QYTETARE” LUAN RAMA I URON DITËLINDJEN E 83-TË KËNGËTARIT ISMET PEJA