Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pas mesditës, pritet grumbullimi i vranësirave, duke sjellë reshje shiu që fillimisht do të përfshijnë zonat veriore dhe më pas të gjithë territorin. Herë pas here, shirat do të jenë në formë rrebeshi, ndërsa në zonat e thella malore do të regjistrohen reshje të pakta dëbore.

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të mbeten të qëndrueshme në vlerat minimale, ndërsa ato maksimale do të pësojnë ulje, duke luhatur nga -2°C në zonat më të ftohta deri në 15°C në zonat më të ngrohta.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë dhe mesatar, duke arritur deri në 40 km/h nga drejtimi jugor, çka do të shkaktojë dallgëzim deri në 2 ballë në brigjet detare.

Artikulli paraprakMUND TË LINDIN HISTORI TË REJA PËR BEQARËT, LIDHJET EKZISTUESE JANË FORCUAR, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërKATËR PROTESTUES TË VRARË NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT”, SOT 14 VITE NGA “21 JANARI”